Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz, plagosen dy turistë
Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime serioze dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave që çuan në këtë aksident. Top Channel