Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz! Humb jetën turisti sllovak, gruaja në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz! Humb jetën turisti sllovak, gruaja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Arrëz-Kryezi. Siç bëhet me dije nga aksidenti automobilistik ka mbetur i vdekur 63-vjeçari sllovak Svatos Zdenek, nga Bratislava. Ai ndodhej në motor bashkë me një grua rreth të 50-ave, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Pukës me plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Nga mjeti fuoristradë nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Burimi: Gijotina.com