Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident i rëndë në Bulqizë, përplasen dy makina në kryqëzimin mes Lagjes së Vjetër dhe të Resë
Një aksident rrugor i rrezikshëm është shënuar këtë pasdite në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën me forcë. Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet nga vendngjarja tregojnë për një aksident të frikshëm, i cili ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e kalimtarëve që ndodheshin në trotuar, si dhe të shitësit të një biznesi pranë kryqëzimit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Sipas...