Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur pak minuta më parë në Bulqizë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, ku një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Burimi: Kohajone.com