Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në Borsh, raportohet për dy të vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident me pasojë dy të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme. Ngjarja është regjistruar në Himarë, pranë Borshit, ndërsa raportohen edhe dy persona të plagosur. Paraprakisht mësohet se shkak i ngjarjes është përplasja e mjeteve. Një ambulancë dhe forca policie janë nisur drejt vendngjarjes për dhënien e ndihmës dhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes.