Burimi:
Top-Channel.tv

Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë në spital 50-vjeçari
👁12471
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, 50-vjeçari Eduart Ismaili ka ndërruar jetë në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërkaq, shtetasi F. P., 31 vjeç është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Top Channel