Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në drejtim të Lushnjës. Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet tjetër, i cili është përmbysur pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Një automjet tip “Benz” ka frenuar për të shmangur përplasjen me të, ndërsa më pas tre mjetet janë përplasur njëri pas tjetrit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po disiplinojnë trafikun e rënduar, ndërsa ekspertët po dokumentojnë rrethanat e aksidentit. Gjithashtu,...
Burimi:
javanews.al