Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në aksin Shkodër–Lezhë, humb jetën një 37-vjeçar, plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme, rreth orës 14:50, në aksin “Shkodër–Lezhë”, ku janë përfshirë tre automjete dhe ka rezultuar me një viktimë dhe disa të plagosur. Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shkodrës, shtetasi T. K., 42 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e kamionit që po drejtonte, duke u përplasur fillimisht me automjetin e drejtuar nga A. S., 63 vjeç, dhe më pas me një tjetër automjet të drejtuar nga shtetasi Gj. B., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 37-vjeçari Gj. B. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa bashkëshortja...