Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, dy të plagosur në gjendje të rëndë
👁13709
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 14:35, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në vendin e njohur si Vidhas. Sipas burimeve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa pasojat kanë qenë të rënda për drejtuesin e njërës prej makinave dhe bashkëshorten e tij, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Të dhënat fillestare nga vendngjarja tregojnë se aksidenti ka ndodhur në momentin kur një prej automjeteve, pas një ndalese për furnizim me karburant, ka tentuar të rikthehet në rrugën automobilistike. Gjatë kësaj manovre, automjeti është përplasur me një tjetër...