No Image Available

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Përrenjas/ Përplasen katër automjete, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Përrenjas, në zonën e Dragostunjës, ku janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Të plagosurit janë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer. Sipas të dhënave paraprake, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet informacion më i detajuar nga autoritetet përkatëse.