Aksident i rëndë në aksin Lezhë- Shkodër/ Traileri përplaset me një makinë, disa ambulanca në vendngjarje, raportohet për viktima

Aksident i rëndë në aksin Lezhë- Shkodër/ Traileri përplaset me një makinë, disa ambulanca në vendngjarje, raportohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe, dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor. Dyshohet se një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe katër persona kanë mbetur të plagosur. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.