Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Krujë, raportohet një viktimë
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të Kamberas. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, një prej të rinjve, me inicialet L.Z., ka ndërruar jetë, ndërsa dy personat e tjerë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar me automjete të Policisë drejt spitalit. Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të mjeteve është shoqëruar në ambientet e policisë. Paraprakisht, dyshohet se lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë mund të kenë qenë ndër shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar...
Burimi:
syri.net