Aksident i rëndë në aksin Fier-Cakran, përplasja e automjeteve nis në gjendje të rënduar tre persona në spital

Aksident i rëndë në aksin Fier-Cakran, përplasja e automjeteve nis në gjendje të rënduar tre persona në spital

Dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e goditjes së fortë, tre pasagjerë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Cakran. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Burimi: Sot.com.al