Aksident i rëndë/ Makina me tre adoleshentë përplaset me shtyllën e betonit, humb jetën pasagjeri 15-vjeçar

Aksident i rëndë/ Makina me tre adoleshentë përplaset me shtyllën e betonit, humb jetën pasagjeri 15-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Pejë. Mësohet se një mjet me tre adoleshentë është aksidentuar me një shtyllë betoni dhe për pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Treboviq të Pejës. Viktima mësohet se ishte pasagjeri 15-vjeçar me inicialet M.N, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. I mituri që po drejtonte automjetin dhe një tjetër pasagjer janë duke marrë ndihmë mjekësorë në QKUK. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Ne u njoftuam rreth orës 00:02...
Burimi: Sot.com.al