Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë Kishës së Shën Thanasit në Berat
👁9092
Një automjet ka dalë nga rruga në lagjen 10 korriku të Beratit, pranë Kishës Shën Thanasi. Në makinën tip “KIA” udhëtonte një çift turistësh arabë. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështia. Pas ndihmës së menjëhershme, u bë e mundur nxjerrja nga vendi ku kishin rënë turistët, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Edhe mjeti, i cili duket se është marrë me qira, ka pësuar dëme të vogla. Turistëve u ka ardhur në ndihmë si policia por edhe shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rrëpira ku kishte rrëshqitur.