Aksident i 3-fishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një person përfundon në spital

Aksident i 3-fishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një person përfundon në spital

Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në drejtim të Lushnjës. Sipas burimeve për SYRI-n, nga përplasja ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të automjeteve, i cili është transportuar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet që është përmbysur në rrugë, duke detyruar drejtuesin e një automjeti tip “Benz” të frenojë për të shmangur përplasjen. Kjo ka sjellë më pas përplasjen zinxhir të automjeteve që lëviznin pas tij. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po menaxhojnë trafikun e rënduar, si dhe zjarrfikësit e Lushnjës, që...