Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, vdesin dy të rinjtë

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, vdesin dy të rinjtë

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti sot në “Shkallën e Tujanit”, Tiranë pas përplasjes së motorit me një makinë. Njoftimi i policisë: Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.
Burimi: Sot.com.al