Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident fatal në Fushë Kosovë/ Vdes një grua dhe vajza e mitur…
👁13041
Si pasojë e një aksidenti rrugor kanë humbur jetën dy persona, një grua dhe një vajzë e mitur. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, më 19 maj 2025. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një vetaksident ku është përfshirë një veturë që drejtohej nga një grua me shtetësi kosovare. Pas aksidentit, si drejtuesja e automjetit ashtu edhe pasagjerja, e cila gjithashtu ishte shtetase kosovare, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Për fat të keq, mjekët kanë konstatuar vdekjen e...