Aksident fatal në Britani, vajza shqiptare humb jetën nga pema që bie

Aksident fatal në Britani, vajza shqiptare humb jetën nga pema që bie

Një ngjarje tragjike është shënuar në Essex të Britanisë së Madhe, ku një pemë ka rënë mbi 5 fëmijë që po luanin në park. Rasti i rëndë ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 15:00, në parkun Chalkwell. Nga rënia e kësaj peme, ka ndërruar jetë një vajzë shqiptare, e identifikuar si Leona Ruka, 7 vjeçe. Një dëshmitar i ngjarjes, është shprehur për BBC se janë dashur të paktën 40 deri në 50 persona për të larguar pemën që ndodhej mbi trupat e fëmijëve. Sipas medias Echo, vogëlushja me vendbanim në Dagenham, ndodhej në zonë për të takuar familjarët e...