Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident ajror në SHBA, helikopteri bie në lum dhe përplaset me një varkë, humbin 2 persona
Dy persona vdiqën pasi një helikopter u përplas me një varkë në lumin Misisipi pranë East Alton, Illinois, sipas Administratës Federale të Aviacionit. Patrulla Shtetërore e Autostradave të Misurit konfirmoi se dy personat në bord të avionit humbën jetën dhe se nuk u raportua për të lënduar të tjerë. Patrulla shtetërore e autostradave tha se askush nuk ishte në varkë kur ndodhi aksidenti. Në lum nuk lejohet të lundrohet për momentin. Update: Two dead in helicopter crash on a barge on the Mississippi River near Alton pic.twitter.com/cEbGKUsTth — KMOX St. Louis News (@kmoxnews) August 7, 2025 Helikopteri goditi një linjë energjie elektrike dhe u rrëzua rreth orës 11 të mëngjesit në lumin Misisipi, rreth gjysmë milje poshtë Digës së Alton, sipas Shefit të Zjarrfikësve të...