AKEP: ‘JO’ më rritje automatike për tarifat, kartat SIM do të kenë vlefshmëri 1 vit
TIRANË-Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar rregulla të reja për përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2027. Sipas rregullave të reja, vlefshmëria e kartave SIM zgjatet nga 6 në 12 muaj, kredia monetare do të ruhet për të paktën 180 ditë dhe do të mundësohen rimbushje me vlera më të ulëta. Përdoruesit do të kenë mundësi të rimbushin telefonin edhe me vlera të ulëta, ndërsa kur kalojnë numrin te një operator tjetër, do të kenë të drejtë të kërkojnë rimbursimin e kreditit monetar të papërdorur. Rregullorja parashikon gjithashtu më shumë transparencë për tarifat dhe ruajtjen e numrit celular për të paktën 12 muaj pas çaktivizimit. Konkretisht operatorët nuk do të lejohen të përfshijnë...
Burimi:
zeri.ai