Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm
390 studentë kanë nisur studimet Bachelor në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e Sigurisë. Në ceremoninë e fillimit të vitit akademik, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u shpreh se përfshirja e të rinjve në formimin e brezit të ri të Policisë është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e institucionit. Hita tha se vendimi për t’u dhënë maturantëve mundësinë për të konkurruar për studimet në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” ka rezultuar i duhuri, duke theksuar rëndësinë e energjisë dhe mentalitetit të brezit të ri në rritjen e besimit të qytetarëve te Policia. “Policisë së Shtetit i duhet brezi i ri, energjia, mentaliteti dhe fytyra e re, komponentë që ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve te Policia”, u shpreh Hita....
Burimi:
javanews.al