Akademia e Arteve dhe Shkencave të Barit nderon shkrimtarin Ibrahim Kadriu me vulën akademike për merita letrare 

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Barit nderon shkrimtarin Ibrahim Kadriu me vulën akademike për merita letrare 

Shkrimtarit të njohur Ibarhim Kadriu do ti ndahet titulli Vula Akademike për Merita Letrare nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari të Italisë, shkruan KultPlus.  Ky titull do ti jepet më 4 tetor, me rastin e edicionit të 9-të të Cmimit Ndërkombëtar Akademik “Lucius Annaeus Seneca” për Letërsi Bashkëkohore, ceremoni që do të mbahet në Kështjellën Normano- Swabiane të Sannicandro të Barit. Ibrahim Kadriu është një prej shkrimtarëve më të njohur të Kosovës, veprat e të cilit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Letërsia e Kadriut është e përkthyer edhe në gjuhën italiane, vendin në të cilin do ti ndahet edhe ky cmim./ KultPlus.com