“Ajo që i bënë është e turpshme”, Arturo Vidal i del në mbrojtje Ronaldos dhe kritikon trajnerin e Portugalisë

“Ajo që i bënë është e turpshme”, Arturo Vidal i del në mbrojtje Ronaldos dhe kritikon trajnerin e Portugalisë

2 Tetor 2026 17:57 Telesport Arturo Vidal i ka dalë publikisht në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas largimit të këtij të fundit nga grumbullimi i Portugalisë, për shkak se nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen e dytë në grup, atë ndaj Norvegjisë. Mesfushori kilen, i cili më parë ka luajtur për Leverkusen, Juventus, Bayern Munich, Barcelona dhe Inter Milan, kritikoi trajnerin Jorge Jesus. Ai theksoi se Ronaldo meriton një trajtim që i përshtatet statusit të tij dhe gjithçkaje që i ka dhënë futbollit portugez. “Mendoj se trajneri la një përshtypje shumë të keqe. Sinqerisht, kjo është e turpshme. Një lojtar si Cristiano Ronaldo, cili është një nga katër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, dhe që të gjithë do ta renditnin të...