Ajo më pyeti: Do të më duash gjithmonë?…  dhe unë i thashë “Po”…

Ajo më pyeti: Do të më duash gjithmonë?… dhe unë i thashë “Po”…

Nga Carlos Ruiz Zafon Kurrë nuk pyeta askënd, por e gjeta katin për mrekulli. Laura, që e kishte puthjen si tangoja, punonte si sekretare për menaxherin e pronave, te kati i parë. E njoha një natë korriku, kur qielli po digjej nga afshi dhe dëshpërimi. Ndërkohë që flija jashtë, në një stol në lulishte, u zgjova nga prekja e ca buzëve. «A do një vend të prehesh?» Laura më çoi deri te porta. Ndërtesa ishte një lloj kripti vertikal që magjepsin qytetin e vjetër, një labirint ullukësh dhe shtesash, në tremen e të cilit lexohej 1866. E ndoqa shkallëve lart, pothuajse verbas. Gjatë ecjes tonë, ndërtesa kërcëllinte si anije e vjetër. Laura nuk më pyeti për ndonjë dokument apo shpërblim. Më mirë, sepse në burg...