“5 demokratë të qelbur”, shpërthen debati në Komisionin e Ligjeve

“5 demokratë të qelbur”, shpërthen debati në Komisionin e Ligjeve

Debat i tensionuar është zhvilluar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pas një deklarate të deputetit Olsi Komici ndaj disa deputetëve demokratë. Përplasja nisi gjatë diskutimit për përdorimin e telefonit dhe filmimin gjatë mbledhjes. Në një moment, Komici iu referua disa deputetëve demokratë si “5 demokratë të qelbur”, deklaratë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të një deputeteje opozitare. “Kujt i thua të qelbur ti?! Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi. Turp të të vijë”, iu drejtua ajo Komicit. Në debat u përfshinë edhe deputetë të tjerë. Gent Strazimiri kërkoi që Komici të kërkonte falje publikisht për gjuhën e përdorur, ndërsa kryetari i komisionit, Ulsi Manja, u kërkoi deputetëve të riktheheshin në normalitetin e mbledhjes. Manja deklaroi se mbledhja ishte e hapur dhe se...