Ekspozita fotografike sjell në Tiranë kinemanë italiane të shek. XX

Ekspozita fotografike sjell në Tiranë kinemanë italiane të shek. XX

Prej sot e deri më 23 tetor, në hapësirën përpara Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit kalimtarët do të mund të shohin ekspozitën fotografike “L’Italia che sognavamo”, me foto të shkëputura nga kinematografia italiane e shekullit të 20-të. Ekspozita vjen si një bashkëpunim i Institutit Italian të Kulturës, Ambasadës Italiane në Tiranë, bashkisë së Çezenës dhe Bibliotekës Malatestiana, me kuratore Brunella Garavini (Biblioteka Malatestiana e Çezenës) dhe Elton Koritari (EjAlbum). “Kinemaja italiane e shekullit XX nuk është thjesht një koleksion filmash: është ushtrimi më i madh i vështrimit që një vend ka bërë ndonjëherë ndaj vetvetes. Nga rruga e Neorealizmit, tek ëndrrat e Fellini-t, ky është një udhëtim në të cilin objektivi ndryshon dy herë natyrën e tij”, shkruan kuratori Elton Koritari. Ai shpjegon se ajo...