Deputeti socialist i Lezhës numëron problemet e banorëve/ Ndoja: Të lumtë goja
Problemet me furnizimin me energji elektrike dhe mbështetjen për peshkatarët në Shëngjin u ngritën në Kuvend nga deputeti socialist i Lezhës, Ermal Pacaj, gjatë seancës së dedikuar problematikave të qytetarëve. Pacaj tha se në disa zona të qarkut ka ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe probleme me fuqinë e furnizimit. Ai solli si shembull Malajn e Mirditës, ndërsa përmendi edhe zonat e Ishull-Shëngjinit dhe Ishull-Lezhës, ku sipas tij ndërprerjet ndodhin edhe gjatë kushteve të motit me erë. “Një ndër problemet që kam evidentuar në Lezhë, s’di të ketë qark tjetër që të ketë probleme me energjinë elektrike më shumë se Lezha. Në Malaj të Mirditës frigoriferin e përdorin si raft se s’ka energji për të ftohur”, deklaroi Pacaj, duke kërkuar vëmendje ndaj situatës së furnizimit...
Burimi:
ntv.al