BKH zbarkon në Elbasan, në pranga administratori i “ECO-ELB” (EMRI)
Leli Kraja, administrator i kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, është arrestuar nga agjentët e BKH-së në lagjen “Fushë Mbret” të Elbasanit, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit për menaxhimin financiar të inceneratorit të Elbasanit dhe kompanisë “Eco Alb”. Arrestimi i Krajës vjen pas një operacioni të gjerë kontrollesh të zhvilluar nga Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Me urdhër të prokurorisë dhe në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë kryer 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të lidhur me çështjen. Në fokus të hetimit janë edhe disa zëvendëskryetarë bashkish të qarkut Elbasan, si dhe drejtues të sektorëve juridikë dhe financiarë, për të cilët po verifikohet roli i tyre në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që...
Burimi:
ntv.al