No Image Available

Ajaks në revolucion, trajner zgjidhet Heitinga

 Klubi famshëm holandez Ajaks Amsterdam ka njoftuar emërimine trajnerit të ri. Ai do të jetë Xhohn Heitinga. 41-vjeçari rikthehet te klubi ku nisi karrierën si futbollist, duke zëvendësuar Françesko Farioli, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar pas dështimit për të fituar titullin kampion në Eredivisie. Heitinga ka firmosur një kontratë dyvjeçare ndërsa më parë ai punoi edhe me Arne Slot te kampionët e Premier Ligës, Liverpul. “Jam jashtëzakonisht i emocionuar që po nis këtë aventurë. Vitet e fundit në Angli më kanë ndihmuar shumë. Kam pasur mundësinë të mësoj nga David Mojes dhe Arne Slot, ndërkohë që pashë nga afër sesi funksionojnë dy klube të mëdha. Tani jam gati të vazhdoj si trajner kryesor dhe ndihem i nderuar që e marr këtë mundësi te...