Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Aidon Shehu i ngjason Keidi Bares”, Alban Bushi del në konferencë për shtyp: Kevin Zefi nuk ka bërë ende pasaportën
👁9798
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli sot në konferencën zyrtare për mediat, para nisjes së grumbullimit për dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë (5 qershor, “Széktó Stadium”, ora 19:30) dhe Turqisë (8 qershor, “Ataturk Olympic Stadium”, ora 19:00). Ai foli për listën e lojtarëve, prurjet e reja, mungesat, përgatitjet për Europianin U-21 2027 dhe për dy miqësoret në transfertë, duke theksuar se objektivi kryesor është fitorja. Më poshtë konferenca e plotë e trajnerit Alban Bushi: Si paraqitet gjendja e skuadrës? – Ne jemi akoma në ndërtim të ekipit U-21, me datëlindjet 2004/05 për EURO 2027. Çdo herë marrim...