Aguero: Kam qenë vetëm një hap larg Juventusit, më pas zgjodha City prej Ligës së Kampionëve

Aguero: Kam qenë vetëm një hap larg Juventusit, më pas zgjodha City prej Ligës së Kampionëve

Sergio Aguero ka zbuluar se ka qenë shumë afër transferimit te Juventusi. Ish-sulmuesi argjentinas, në një intervistë për “Marca”, ka konfirmuar se ka qenë shumë afër bardhezinjve: “Në Spanjë gjithmonë janë përhapur thashetheme për një kalim timin te Real Madridi, por nuk ka pasur kurrë asgjë konkrete në këtë drejtim. E vërteta është se para se të firmosja me Manchester City, kam qenë vetëm një hap larg Juventusit, gjithçka ishte e definuar. Në fund zgjodha anglezët, sepse doja të provoja një eksperiencë në Premier League dhe se ata do të luanin në Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin Juve...
Burimi: Telesport.al