Lakër e Kuqe me Portokalle – Sallata e Shijes së Lehtë dhe Vlerave të Forta

Lakër e Kuqe me Portokalle – Sallata e Shijes së Lehtë dhe Vlerave të Forta

Një sallatë fantastike, e lehtë dhe e shijshme, e pasur me vlera ushqyese.

Një kombinim perfekt i lakrës së kuqe dhe portokalleve, mes shijes së ëmbël dhe të athët të të dy përbërësve dhe marinimit me vaj ulliri, limon e uthull balsamike.
Një mënyrë e shëndetshme për shoqërimin e një vakti të lehtë dreke por edhe një mënyrë fantastike gjithashtu për ta konsumuar si një pjatë të vetme.
Lakra e kuqe është pjesë e tryezës sonë, jo vetëm për dekorim. Nëse mendoni që lakra e kuqe me lakrën e bardhë ndryshojnë vetëm nga ngjyra gaboheni rëndë.
Lakra e kuqe është nga ato perime që është e shijshme kur hahet e gjallë ose e gatuar.
Lakrën e kuqe mund ta hamë në sallata, mund ta gatuajmë më avull apo ta përziejmë në një pjatë me perime të tjera.  Fibra që gjendet tek lakra e kuqe njihet për punën e shkëlqyer në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës.
E kombinuar në një pjatë sallatë me portokalle vlerat e saj bëhen të shumëfishta, kjo falë vlerave të jashtëzakonshme ushqyese që ka vet portokallja, e konsideruar tashmë si mbretëresha e vitaminës C.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së kësaj sallate krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Sallatës me Lakër të Kuqe dhe Portokalle 
Parbërësit

Gjysmë lakër e kuqe (madhësia mesatare)
Një karrotë
Një kokërr portokalle
Vaj ulliri
Lëngu i gjysmë kokrre limoni
Pak kripë
Uthull balsamike

Përgatitja
Në një tas shtojmë dy lugë vaj ulliri, lëngun e limonit, pak uthull balsamike. Nëse preferoni një shije të athët në të ëmbël të sallatës mund të shtoni një lugë të vogë mjalti.
Përzjeheni masën derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe vendosnei mënjanë për ta përdorur më vonë për marinimin e sallatës.
Pastroni me ujë të rrjedhshëm lakrën e kuqe dhe përmes një thike të mprehtë grijeni në rripa të hollë në gjatësinë e 3-4 centrimetrave.
Shtojeni lakrën e grirë në tasin e qelqit dhe të njëjtën gjë bëni edhe me karrotën
Pasi e keni grirë bashkoni karrotën e grirë me lakrën e kuqe të grirë. Kaurdisini dhe hidhin sipër masën e vajit të ullirit me përbërësit e tjerë.
Në fund shtojini kripë sipër dëshirës./AgroWeb.org
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente