Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Agron Gjekmarkaj: S’mund të flasim për “hapje kapitujsh” nëse nuk mbyllim plagët e demokracisë së cënuar
👁6419
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, mori pjesë në forumin e Parlamentit Europian, ku në fokus ishte monitorimi i përparimit të Shqipërisë drejt BE-së, një synim strategjik dhe i pandryshuar i popullit shqiptar. Gjekmarkaj u shpreh se realiteti politik në Shqipëri sot është tejet shqetësues, nuk pati një garë të barabartë dhe të ndershme në zgjedhje, ndërsa mazhoranca në pushtet përdori të gjitha mjetet shtetërore për të ndikuar dhe manipuluar vullnetin e qytetarëve. Fjala e Gjekmarkajt: “Të nderuar kolegë, Të nderuar përfaqësues të Parlamentit Europian dhe institucioneve të BE-së, Ju falënderoj për mundësinë që më jepet të flas sot në këtë...