Agron Duka për Vlora Hysenin: Ka kosto politike dhe kombëtare, minus për qeverinë shqiptare
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e quan ngjarje shumë të rëndë hetimin dhe masën e sigurisë së SPAK ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Për të çështja ka kosto të madhe politike dhe kombëtare, duke e lidhur përgjegjësinë politike me mënyrën e ushtrimit të pushtetit. “Nuk është faji i Vlora Hysenit. Është faji i mënyrës se si është menaxhuar pushteti”, deklaroi Duka, duke shtuar se përqendrimi i vendimmarrjes ka krijuar një orientim të fortë drejt kryeministrit Edi Rama. Duka solli në vëmendje edhe periudhën kur ai ishte ministër, duke përmendur ish-drejtorin e SHIK-ut, Fatos Klosi, si shembull të një drejtuesi me integritet dhe të pavarur nga ndikimet politike. “Të ishte Fatos Klosi, ka qenë me integritet. […] Prandaj nuk zgjidhet një njeri i...
Burimi:
kohajone.com