Agresion i madh te Kryeministria/ Molotovë, gurë, gaz lotjsellës dhe ujë me presion

Agresion i madh te Kryeministria/ Molotovë, gurë, gaz lotjsellës dhe ujë me presion

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë para Kryeminsitrisë dhe Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” janë përshkallëzuar, me përdorimin e gazit, ujit me presion dhe hedhjen e gurëve e molotovëve. Pas 4 orëve te Ministria e Arsimit ku herë pas here ka pasur përplasje me policinë, protestuesit kanë nisur të marshojnë. Ata janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe po i drejtohen kryeministrisë. Në tarracën e Ministrisë së Brendshme gjenden policë që hedhin gaz lotsjellës, kundrejt të cilëve protestuesit lëshojnë brohorima e reagime të revoltuara. Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar edhe në këtë ditë të pestë të protestës studentore para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u janë drejtuar me tone të ashpra efektivëve të policisë, duke i akuzuar për përdorim force ndaj të rinjve që...