Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Agravon sherri në Tiranë, qëllohet me armë zjarri
👁13124
Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Liqenit Artificial. Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Kledia Muka, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, teksa njëri prej tyre ka qëlluar në ajër. Deri më tani nuk ka informacion për persona të plagosur. Policia e Tiranës ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po kryen verifikimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt. Top Channel