Agjenti i Weah sulmon Juventusin: Ky drejtues po krijon probleme, për hakmarrje kërkon një pasuri

Agjenti i Weah sulmon Juventusin: Ky drejtues po krijon probleme, për hakmarrje kërkon një pasuri

“Është dikush që po krijon probleme”. Një muaj pas akuzës se Juventusi e trajton lojtarin e tij si një kukull, agjenti i Timothy Weah, Badou Sambague, rikthehet të sulmojë drejtuesit e klubit bardhezi, të cilët sipas tij po kërkojnë “një pasuri për kartonin e lojtarit” nga hakmarrja dhe po presin “një ofertë nga Premier League që nuk do të vijë kurrë dhe që nuk do ta pranojmë kurrë”. Anësori amerikan ka arritur prej javësh marrëveshje për transferimin te Marseille, por dy klubet janë larg në vlerësim. Francezët ofrojnë 15 milionë euro, ndërsa Juventusi kërkon 20. Sepse, nëse në fund të...