Agasi strehohej te vilat e klanit ‘Troplini’/ BIRN: Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të tij
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se anëtarët e krimit të organizuar dhe zyrtarët e lartë të shtetit u bënë bashkë për të mbrojtur Ergys Agasin nga arrestimi gjatë muajve të tij të arratisë. Nga Edmond Hoxhaj - Reporter.al Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash të fortifikuara në periferi të Durrësit – një strehë e dyshuar e Ergys Agasit gjatë muajve të tij të arratisë. Sipas njoftimit të SPAK, kontrolli u krye në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme si pjesë e një hetimi më të gjerë të ndërmarrë ndaj një rrethi zyrtarësh të lartë, që dyshohet se ishin në kontakt apo e ndihmuan Agasin gjatë arratisë. Subjekte të vendimit gjyqësor për masa...
Burimi:
syri.net