Agasi dhe Vlora Hyseni kanë filluar të flasin/ Berisha nga SPAK: E kanë kuptuar që Rama i ka shitur

Agasi dhe Vlora Hyseni kanë filluar të flasin/ Berisha nga SPAK: E kanë kuptuar që Rama i ka shitur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama pas paraqitjes së tij në SPAK, ku shkoi në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij. Duke folur për gazetarët, Berisha u ndal te zhvillimet që lidhen me Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Vlora Hysenin, duke pretenduar se ata tashmë kanë kuptuar se janë braktisur politikisht nga kryeministri dhe kanë nisur të flasin. “Tani çfarë ka ndodhur, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni po e kuptojnë që i ka shitur Rama. I pabesi, besë nuk ka”, deklaroi Berisha. Sipas kreut të opozitës, personat në fjalë kishin marrë më parë garanci, por tashmë, sipas tij, situata ka ndryshuar. “Pra, ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin. Ata e...