Afresket e Kishës së Shën Kollit në Voskopojë po pastrohen nga mbishkrimet e dëmshme

Afresket e Kishës së Shën Kollit në Voskopojë po pastrohen nga mbishkrimet e dëmshme

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Korçë ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje nga procesi i pastrimit të afreskeve në Kishën e Shën Kollit, që ndodhet në qendër të Voskopojës. Kjo ndërhyrje është pjesë e punimeve restauruese që po zhvillohen në këtë monument të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore. Specialistët e DRTK Korçë po angazhohen për të pastruar mbishkrimet e paligjshme dhe të dëmshme të vendosura në afresket e hajatit të kishës. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria thekson se:“Këto shkrime jo vetëm që kanë cenuar vlerën artistike të afreskeve, por përbëjnë edhe një formë dëmtimi të trashëgimisë sonë...