Aflatoksina në qumësht/ Dy mostra misri jashtë normave, AKU njofton asgjësimin e produktit
AKU ka reaguar pas publikimit të analizave për praninë e aflatoksinës në qumësht, duke bërë të ditur rezultatet e kontrolleve të kryera në ushqimin për kafshë dhe masat e marra për misrin e importuar. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nga 1 janari deri më 31 tetor 2026, në Pikat e Inspektimit Kufitar janë marrë 28 mostra të ushqimit për kafshë për analizimin e aflatoksinës B1. Nga këto, 26 kanë rezultuar brenda normave të lejuara, ndërsa dy mostra misri me origjinë nga Greqia kanë rezultuar jashtë standardeve. AKU njofton se produkti është asgjësuar. Në deklaratën e saj, AKU bën të ditur gjithashtu se ka hartuar një plan tremujor masash për të forcuar kontrollet ndaj misrit të importuar. Në kuadër të këtij plani janë marrë edhe 16...
Burimi:
ntv.al