Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Afera ‘Profumo’ – Skandali seksual, përzier me spiunazh dhe gënjeshtra, që tronditi Britaninë
Në qershor 1963, qeveria britanike u trondit nga një skandal që do të njihej si “Afera Profumo”, duke çuar në dorëheqjen e Sekretarit të Shtetit për Luftën, John “Jack” Profumo. Në qendër të kësaj historie, që kishte të bënte me seks, gënjeshtra dhe paranojën e Luftës së Ftohtë, ishte modelja 21-vjeçare, Christine Keeler. Afera shpërtheu kur Profumo pranoi se kishte gënjyer në Parlament për marrëdhënien e tij me Keeler. Ajo që e bëri skandalin edhe më shpërthyes ishte pretendimi i shtypit se, gjatë kohës së lidhjes së tyre dy vite më parë, Keeler po takohej gjithashtu me një atashe detar...