Afera “Partizani” drejt gjykimit/ Nesër hidhet shorti për trupën gjykuese ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

Afera “Partizani” drejt gjykimit/ Nesër hidhet shorti për trupën gjykuese ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

Të hënën, më 2 qershor, në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen penale të njohur si “afera Partizani”. Në këtë dosje janë të pandehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenë të përfshirë në çështje dhe noterja e familjes. Shorti do të përcaktojë tre gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen. Fillimisht do të hidhet shorti elektronik për kryesuesin e trupit gjykues dhe më pas për dy anëtarët e tjerë. Përjashtim nga shorti bëjnë vetëm gjyqtaret Flojera Davidhi dhe Irena Gjoka, për shkak të...
Burimi: Sot.com.al