Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, SPAK merr të pandehur Metën. Avokati: Çështje e montuar me urdhër të Ramës
👁13728
Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pas rreth 6 vitesh hetime, merr të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi për skandalin e lobimit të LSI në SHBA, aferën CEZ-DIA dhe hetimin pasuror ndaj tyre. Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha se çështja është e montuar me urdhër të Ramës. Ndërsa sipas tij, u mor i pandehur pas zgjedhjeve vetëm me qëllimin që të tërhiqet vëmendja. ”Hetimet u përfunduan pas zgjedhjeve dhe jemi në këtë moment, pikërisht në momentin që përfunduan zgjedhjet, për të hequr vëmendjen. Pasi të lexojmë materialet, njihemi...