Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Afera “Bankers”/ Apeli lë në burg CEO-n kinez dhe Çobon. Ja masat e tjera
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë vendosi sot të lërë në burg drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë “Bankers Petroleum”, shtetasin kinez Hong Ping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo, duke konfirmuar kështu masat “arrest me burg” të lëshuara nga gjykata e Fierit më herët. Po ashtu, Apeli i Tiranës vendosi që Diona Gogës, që më herët i ishte vendosur masa “arrest shtëpie”, t’i zbutej në “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh arsyetimin se është nënë e një fëmije 2 vjeç. Sa i përket Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj, që më herët ishin me “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, Apeli vendosi të heqë kufizimin e fundit, duke lënë në fuqi vetëm masën “detyrim paraqitje”. Kështu, me vendimin e sotëm.gjykata e Apelit...