Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar sërish bizneset që veprojnë përgjatë rrugëve kombëtare të lirojnë hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme deri më 31 korrik. Aksioni vjen si pjesë e një reforme më të gjerë për rikthimin e rendit dhe ligjshmërisë në territorin shqiptar. “Jemi sërish në terren për reformën e rikthimit të ligjshmërisë në territorin e Shqipërisë, sa i përket edhe sigurisë rrugore dhe hapësirës publike që duhet liruar tashmë. Siç kemi informuar një javë më parë, u kemi bërë thirrje të gjitha bizneseve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare të marrin masa dhe...