Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK/ Procedim edhe për sistemin TIMS
Prokuroria e Posaçme konfirmon se ka regjistruar procedim penal për Aeroportin e Vlorës. Organi hetues e ka publikuar këtë fakt në faqen zyrtare të saj, në kuadër të programit të transparencës, por mbetet i rezervuar në detaje se për çfarë vepre penale, nëse është regjistruar me numër procedimi apo emri subjekti dhe mbi çfarë indicie. Sipas gazetarit të SYRI TV, Fatjon Gjinaj, më 8 Maj të këtij viti kryeministri Edi Rama inspektoi fluturimin e parë certifikues. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se po verifikohen procedurat koncesionare dhe të dhënies së kontratës, si dhe kritere të tjera ligjore e proceduriale...