Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas një qëndrimi prej rreth shtatë orësh. Pasi ka dalë nga dyert e institucionit, i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi, Pacolli është vendosur përballë gazetarëve, të cilëve u ka dhënë një deklaratë të shkurtër për arsyet e pranisë së tij në prokurorinë speciale. Pacolli është shprehur se ka bërë vetëm një denoncim penal në lidhje me padrejtësi që i janë bërë ndër vite lidhur me aeroportin e Vlorës, duke mohuar të ketë ndonjë çështje tjetër apo ndonjë interes tjetër ndaj tij. Gazetari: Për çfarë bëhet fjalë? Cili është interesi i prokurorëve për ju?     Pacolli: Unë vetëm kam bërë një denoncim penal… për padrejtësi që janë bërë deri tani, lidhur me...