Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve

Modelja Adrola Dushi, ka reaguar sërish për protestat e studentëve, duke kritikuar ashpër personat që justifikojnë trajtimin e ashpër të tyre për shkak të dëmeve materiale. Përmes një postimi në InstaStory, ajo u është drejtuar të gjithë atyre që e arsyetojnë atë që po ndodh me studentët, duke theksuar se dëmtimi i pronës nuk mund të jetë arsye për të anashkaluar mënyrën se si trajtohen protestuesit. “Të gjithë ju që justifikoni mizorinë ndaj studentëve me dëme materiale, mos e bëfshi pikën e hajrit”, ka shkruar ajo.